10.2 C
Pristina
Monday, March 17, 2025

Buy now

spot_img

Fabrizio Romano flet për rikthimin e mundshëm të Pogbas tek Man United 

Paul Pogba është distancuar nga raportimet për rikthimin për herë të tretë tek Manchester United, me ‘Djajtë e Kuq’ që thuhet se janë të fokusuar në një drejtim tjetër. 

Një rikthim në ‘Old Trafford’ për fituesin e Kupës së Botës ishte bërë temë diskutimi pasi ai mbeti një lojtar i lirë në treg. 

Reprezentuesit francez iu shkëput kontrata me Juventusin pasi përfundimit të dënimit për përdorim të substancave të ndaluara. 

Tanimë që ai ka marrë lejen të rikthehet sërish në fushë, ka pasur shumë thashetheme se kush mund të jetë destinacioni i tij i radhës. 

Nga MLS deri tek Superliga e Arabisë, Pogba u lidh me disa klube të ndryshme, por ajo që duket e sigurt është që ai nuk do të rikthehet më në futbollinanglez. 

Kjo pasi ‘Djajtë e Kuq’ raportohet se nuk kanë shprehur interesim për rikthimin e tij dhe nuk duan të ndërmarrin rreziqe për shkak të frikës për gjendjen fizike të 32-vjeçarit. 

“Ne kemi parë së fundmi lajme për rikthimin e Pogbas tek Man United, por informacionet e mia janë se nuk ka asgjë rreth kësaj”. 

“Nuk jam në dijeni të ndonjë negociate mes Pogbas dhe Unitedit. Nuk kam asgjë konkrete në këtë temë, por do t’iu mbajë të informuar nëse kjo situatë ndryshon”. 

“Man United po shkon në një drejtim tjetër. Ata janë të fokusuar për të investuar në lojtarë të rinj dhe të talentuar siç janë Patrick Dorgu dhe Ayden Heaven”, ka raportuar Fabrizio Romano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img