Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo komunë, raporton prishtinapress.eu
“Bazuar në rekomandimin e Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë të nxjerr më 27 dhjetor 2018, e që është edhe kërkesë e Sindikatës së Llamkosit e paraqitur tek Kryetari Xhafer Tahiri, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që ish Fabrikës së llamarinës së zinkuar “Llamkos”, të mos i ndërrohet destinmi gjatë procesit të falimentimit dhe në të gjitha proceset e mëpastajme”, thuhet në njoftimin nga Komuna e Vushtrrisë.
“Prandaj, njoftohen të gjitha palët e interesuara, që pavarësisht procesit të falimentimit nëpër të cilën po kalon kjo fabrikë, Komuna në bazë të kompetencave të saja, nuk do të lejojë kurrsesi që të ndërrohet destinimi i kësaj fabrike e të shndërrohet në tokë ndërtimore apo për çfarëdo qëllimi tjetër përveç se për destinimin origjinal që ka”, thuhet tutje aty.
Ky njoftim lëshohet për të gjitha palët e interesuara për këtë aset ekonomik dhe ka për qëllim të mbrojë punëtorët dhe asetet e zhvillimit ekonomik të Komunës.