1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Fabregas paralajmëron: Messi u kritikua në vitin e parë të Luis Enriques, pastaj e fitoi tripletën

Pak njerëz në botë e njohin Messin më mirë sesa Cesc Fabregas, pasi që ka kaluar nëpër akademinë e Barcelonës bashkë me argjentinasin, teksa për herë të parë tregon edhe për kritikat ndaj argjentinasit.

Mesfushori i Monacos foli për fitoren 1:0 të Paris Saint-Germain ndaj Real Madridit dhe mendon se “Los Blancos” e kanë marrë qasjen e gabuar.

“Real Madridi u mbrojt që nga fillimi dhe kjo nuk është shenjë e mirë. Ata gjithashtu nuk dinin si ta mbanin topin edhe pse kishin futbollistët si Casemiro, Kroos dhe Modric, që kanë fituar tre Champions League radhazi.

Ndërkohë Messi u kritikua për ndeshjen ndaj Real Madridit, por Fabregas nuk pajtohet me këto.

“Kam lexuar gjëra nga njerëz që nuk duhet ta kenë parë atë të luajë kundër Real Madridit,” tha ai.

“Pa qenë subjektiv, ai luajti një lojë të mirë. Ai bëri një pasim për Mbappen që asnjë nga 21 lojtarët e tjerë nuk mund ta bënte. Ai humbi një penallti. Po çfarë? Të gjykosh për këtë më duket qesharake. Më kujtohet viti i parë i Luis Enriques [si trajner i Barcelonës] në të cilin [Messi] u kritikua shumë. Kishte një krizë rreth kësaj. Pastaj Barcelona fitoi tripletën. Tani diçka e ngjashme mund të ndodhë. Unë e kuptoj që historitë duhet të shiten, por ne po flasim për një lojtar që mund t’ju bëjë të hani fjalët tuaja në një sekondë. Me Messin duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm, për çdo rast. Ka shumëçka për të treguar”, deklaroi Fabregas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img