Pasi u pensionua nga futbolli, Cesc Fabregas e ka dhënë një intervistë të gjatë për “nxgn.footbal”, duke folur ndër të tjera edhe për raportin e tij me trajnerin Jose Mourinho.
Të dy ishin bashkë në Chelsea, ku e patën një eksperiencë pozitive dhe raporti mes tyre ka mbetur ende i fortë.
“Sot mund ta thërras dhe të dal së bashku me të. Me Jose e kalova njërin prej sezoneve më të mirë në karrierën time. Për këtë arsye, i jam mirënjohës që më solli në Chelsea dhe që më ndihmoi t’i fitoja dy trofe atë vit me të”, u shpreh ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Barcelonës, i cili ndër të tjera ka luajtur edhe në Monaco dhe në Como.