Site icon PrishtinaPress

Fabinho kryen testet mjekësore te skuadra arabe

Fabinho është lojtari i radhës i cili do ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.

Futbollisti brazilian ka kryer sot testet mjekësore te skuadra e Al Ittihad, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja verbale mes skuadrës arabe dhe Liverpulit tashmë është arritur dhe janë në pritje për të nënshkruar dokumentet zyrtare.

Fabinho do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me Al Ittihad.

Ai do të jetë shokë skuadre me Karim Benzeman, N’golo Kanten dhe Jotan, të cilët janë transferuar te kampioni i Arabisë gjatë këtij afati kalimtar.

Exit mobile version