Përparim Rama i LDK-së, ka fituar në Prishtinë, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga Tomor Qela dhe të prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova.
Ai ka fituar me një përqindje të ngushtë duke marrë 50.95%, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 49.05%.
Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në Klan Kosova:
Përparim Rama (LDK): 50.95%
Arben Vitia (VV): 49.05%
Ky EXIT POLL është i realizuar me margjinë të gabimit më të vogël se 3 %.