Evropa nuk do të jetë e plotë deri sa rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, dhe futja e tij në BE është një detyrë e këtij brezi të politikanëve, ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Këto komente Mogherini i beri gjatë një vizite në Podgoricë.
“Dy dekada pas luftës së fundit, ky rajon është më i qëndrueshëm dhe demokratik se kurrë më parë. Megjithatë, stabiliteti dhe zhvillimi rajonal janë ende të arritura të brishta. Mosmarrëveshjet politike shpesh kishin përparësi në raport me interesat e qytetarëve. Megjithatë, paqja në Ballkanin Perëndimor është e pakthyeshme” ka thënë Mogherini.
Përfaqësuesja e BE-së nga 1 deri më 4 mars, do të vizitoj vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë.