1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Evropa bëhet me superkompjuterin me fuqi sa pesë milionë laptopë

Superkompjuteri i parë evropian, i aftë për të kryer më shumë se një kuintilion (18 zero pas njëshit) operacione kompjuterike në sekondë, do të ndërtohet në një qendër kërkimore në Gjermani.

Siç raporton “Julich Research Center” që gjendet në afërsi të Kolnit, fuqia llogaritëse e këtij superkompjuteri do të jetë më e madhe se pesë milionë laptopë.

I quajtur EksaFLOPS, superkompjuteri do të ketë edhe një emër tjetër – Jupiter, që do të krijohet nga kompania IBM.

Qëllimi i kompjuterit është të kryej përllogaritje shkencore – sa i përket ndryshimeve klimatike, si të luftohet një pandemi apo të sigurohet energjia e ripërtërishme.

Kostoja e ndërtimit të superkompjuterit është rreth 500 milionë euro. Gjysma e kësaj shume do të vijë nga Iniciativa Evropiane e Superkompjuterëve – EuroHPC, derisa gjysma tjetër do të sigurohet nga ministritë e qeverisë gjermane.

Jupiteri është projektuar si një superkompjuter “i gjelbër” që do të vë në funksion energjia e ripërtërishme. Jupiteri do të instalohet plotësisht gjatë vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img