Site icon PrishtinaPress

Evertoni dhuron 200 mijë funte për tifozin kundërshtar që vuan nga tumori (Foto)

Klubi i Evertonit ka dhuruar 200.000 funte për një tifoz të vogël të Sunderlandit, i cili ka nevojë për mjekim kundër kancerit.
Pesëvjeçari Lowery Bradley vuan nga neuroblastoma dhe atij i nevojiten 700.000 funte për t’u mjekuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pesëvjeçari vuan nga tumori neuoroblastoma.

Djaloshi zbriti në fushë para ndeshjes ndërmjet Evertonit dhe Sunderlandit duke siguruar duartrokitje të zgjatuara të tifozëve.

Tifozët e duartrokitën me minuta të tëra.

Në fund të takimit, u bë e ditur se Toffees i kanë dhuruar 200.000 funte për shërimin e tij. Deri më tani për mjekimin e djaloshit janë grumbulluar 469.000 funte.

Exit mobile version