1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Evakuohet Muzeu i Luvrit pas një kërcënimi

Muzeu i Luvrit në Paris i ka evakuuar të gjithë vizitorët dhe stafin, dhe është mbyllur në paraditen e së shtunës, pas pranimit të një kërcënimi me shkrim.

Zyrtarë të muzeut kanë thënë se rasti lidhet me vendimin e Qeverisë franceze për ta rritur nivelin e sigurisë, pas sulmit të së premtes në një shkollë, ku një mësues është vrarë nga sulmi me thikë dhe dy persona tjerë janë plagosur.

Shërbimi për Komunikime i Muzeut të Luvrit ka thënë se askush nuk është plagosur dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Policia në Paris ka thënë se është duke kryer hetime për rastin.

Qeveria e Francës e ka rritur për 7.000 numrin e forcave të sigurisë në Francë, pas sulmit të së premtes.

Qeveria është e shqetësuar edhe për ndikimin që do të mund të ketë në Francë lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Muzeu i Luvrit, në të cilin vizitorët mund ta shohin Mona Lizën, mirëpret 30 – 40.000 vizitorë në ditë./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img