Site icon PrishtinaPress

Eva Alikaj përqesh ne ekran fëmijët e komunitetit rom

Qëndrimi i Eva Alikajt në “Big Brother VIP”, ishte mjaft i shkurtër ama shumë i zhurshëm për aq sa zgjati. Aktorja u eliminua vetëm pak ditë pas qëndrimit në BBV pas një debati të ashpër me fituesin, Luizin.

“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.

Ndërkohë e ftuar së fundmi në “A Krasta Show” të gazetarit Adi Krasta, Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Por mënyra se si Eva i ka imituar është dukur aspak e këndshme dhe video po komentohet mjaft ashpër në rrjetet scoiale.

“Dy rom të vegjël thash se po më kërkonin ndonjë lek. Më thanë ishe shumë e keqe”, thotë Eva Alikaj duke i përqeshur.

Exit mobile version