0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

EUROPOL-i arreston afro 300 persona, konfiskon 850 kilogramë drogë dhe mbi 50 milionë euro

288 persona ranë në prangat e policisë, në aksionin e EUROPOL-it të zhvilluar në nëntë vende të botës.

Personat e arrestuar dyshoheshin se shisnin drogë online në platformën “Monpoly Market”.

Gjatë aksionit të koduar “Spector” u konfiskuan edhe 850 kilogramë drogë dhe para cash mbi 50 milionë euro e po ashtu u gjetën edhe 117 armë.

Sasia e substancave narkotike që u konfiskuan përfshin mbi 258 kilogramë amfetaminë, 43 kilogramë kokainë, 43 kilogramë MDMA dhe mbi 10 kilogramë LSD dhe pilula ekstazi.

“Spector” u realizua në Austri, Francë, Gjermani, Holandë, Poloni, Brazil, Mbretëri e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicër.

Në SHBA u arrestuan 153 persona, Mbretërinë e Bashkuar 55, Gjermani 52, Holandë 10, Austri nëntë, Francë pesë, Zvicër dy, Poloni një dhe Brazil një./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img