Site icon PrishtinaPress

Europa League/ Hidhet shorti i 1/16-ve, Laçi e Tuci “peshkojnë” Liverpool, Gjimishti përballë Sporting Lisbon

Ashtu siç ishte parashikuar prej orës 12:00, në Nyon të Zvicrës, po hidhet shorti i fazës së 1/16-ve, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Europa League, ku ndryshe nga edicionet e tjera, ky sezon sheh ekipe të mëdha në këtë turne, si Milan, Liverpool, Roma, Atalanta, Bayer Leverkusen, Sporting Lisbon e Marseille.

Të pafat mund të thuhet se kanë qenë çekët e Sparta Prague, skuadër pjesë e së cilës janë edhe “Legjionarët”, Qazim Laçi e Indrit Tuci, të cilët kanë “peshkuar” një kundërshtar goxha të vështirë, siç janë “Të Kuqtë” e Liverpool, padyshim favoritët absolut për fitimin e këtij trofeu.

Relativisht i lehtë ka qenë shorti për skuadrat italiane, me Roma, Milan e Atalanta, që kanë gjetur në këtë raund respektivisht skuadrat e Brighton, Slavia Prague e Sporting Lisbon, ndërsa “Aspirinat” e Bayer Leverkusen mund thë thuhet se kanë qenë skuadra më me fat, teksa si kundërshtarë në këtë fazë do të kenë azerët e Qarabag. 

Të gjitha përballjet e fazës së 1/16-ve të UEFA Europa League:

Exit mobile version