0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputeti Mandl: S’mund të ketë “Republika Sërpska” në Kosovë

Eurodeputeti Lukas Mandl, ka folur rreth situatës politike dhe sigurisë në Kosovë.

Mandl tha se nuk mund të ketë Republikë Serbe siç ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Nuk guxon të cenohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës”, tha ai në një intervistë për RTK-në.

Ai e përshëndeti edhe vendimin e qeverisë lidhur me pronat rreth Manastirit e Deçanit.

“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, theksoi eurodeputeti Lukas Mandl.

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, ndër të tjera tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Austriaku tha se votimi i djeshëm në Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësim të plotë.

Ai tha se do t’a ndihmojë Kosovën në anëtarësim të plotë.

“Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së”, tha ndër të tjera austriaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img