1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputeti Mandl: LDK-ja partia e duhur për Kosovën, Abdixhiku di si të bëjë miq dhe reforma

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ishte prezent në Kongresin e dhjetë Zgjedhor të LDK-së dhe pati rastin të flistë në “partinë e Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit më të ri në Europë”, siç tha ai.

Mandl e quajti LDK-në “partia e duhur për Kosovën” dhe si “ajo që ka nevojë Kosova”.

“Ajo që i duhet Kosovës është sjellja diplomatike për t’i fituar këto lloj njohje të shumicës së shteteve në këtë planet. LDK-ja historikisht dhe ajo tash me Abdixhikun është në gjendje ta bëjë diplomatikisht si duhet. LDK-ja e Abdixhikut di si të bëjë miq, që janë ata që i duhen Kosovës. E treta, Kosovës i duhen reforma të brendshme, në shëndetësi, arsim dhe çështje sociale, në shumë gjëra”, tha ai.

“Nëse ka diçka që Abdixhiku dhe ekipi i tij kanë dëshmuar këto dy vjet e gjysmë atëherë është se ky lidership është në gjendje të bëjë reforma. Keni treguar me LDK-në dhe do ta tregoni me Republikën e Kosovës”, tha Mandl.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img