10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputeti i “vizave”, ka një këshillë për dy Kryeministrat europianë që udhëtojnë në Kosovë e Serbi

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten që ka qenë i ngarkuar me dosjen e vizave për Kosovën para vendimit të BE’së për heqjen e tyre, po vazhdon të merret me Kosovën. Ditëve të fundit ai është duke e kundërshtuar presionin që po i bëhet Kosovës për situatën në Veri. 

Të hënën dhe të martën në Kosovë dhe Serbi do të udhëtojnë Kryeministri j Holandës Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut Xavier Bettel. Vizita e tyre do të nisë nga Beogradi e pikërisht për këtë Reuten i ka këshilluar dy zyrtarët që ta lexojnë një raport të Komitetit të Helsnikit, dega në Serbi, që mban titullin “Serbia shoqëri e kapur”.

” Këshillë për lexim! Nëse udhëtoni për në Beograd si shef qeverie javën e ardhshme, @MinPres dhe @Xavier_Bettel, është mirë të lexoni edhe këtë raport si përgatitje për një takim me Presidentin Vuçiq. #Vletat e BE’së”, #demokracia #Sundimi i Ligjit”, ka shkruar Reute.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img