2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputeti holandez: Kosovarët më në fund të udhëtojnë pa viza më 2024

Këshilli i Ministrave të BE-së sot ka miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës.

Këtë e ka konsideruar hap të rëndësishëm eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian.

“Një hap i rëndësishëm! E mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti [ndodh] votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Europian. Më së voni më 1 janar 2024 Kosova do të marrë vendimin e merituar dhe të vonuar të udhëtimit pa viza”, ka shkruar ai në Twitter.

Heqja e vizave për Kosovën do të zbatohet që nga data kur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para. Por, funksionalizimi i këtij sistemi është shtyrë për në vitin 2024 dhe heqja e vizave për kosovarët s’do të jetë më e lidhur me të.

Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Europian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Ministrja suedeze për Migracionin, Maria Malmer Stenergard, vendi i së cilës udhëheq Presidencën e BE-së, lavdëroi progresin e Kosovës.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë në këto fusha të vazhdojë të jetë i frytshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img