Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar ashpër pasi një ditë më parë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndërlidh me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Reuten ndërlidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS e ka quajtur arsyetim për të shtyrë këtë çështje.
“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, i bashkohet një grup vendesh që kanë dalë me një justifikim të ri për të shtyrë sërish vendimin”, shkruan Reuten.