Home Lajme Eurodeputeti gjerman thotë se Serbia me Vuçiqin ka zero shanse për BE

Eurodeputeti gjerman thotë se Serbia me Vuçiqin ka zero shanse për BE

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili në një intervistë tha se Tajvani është Kinë.

Bütikofer ka deklaruar se Vuçiq luan rolin e tij të preferuar si person ndaj regjimeve diktatoriale.

“Me marrjen e tij në pozicione të tilla, unë mund të parashikoj në më pak se pesë sekonda se cilat janë shanset e tij për ta futur Serbinë në BE, Zero”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Exit mobile version