-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputeti gjerman flet për vizat: Mund t’ju premtoj se jemi në anën tuaj

Eurodeputeti gjerman Romeo Franz ka thënë se Parlamenti Europian është aleati më i fuqishëm i kosovarëve dhe se po punon që të bindë shtetet hezituese brenda BE-së që të ndërrojnë mendimin për Kosovën.

Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovës është zgjatur tejmase dhe se për këtë janë të vetëdijshëm.

“Kredibiliteti i BE-së është në pikën më të ulët për shkak të mosmbajtjes së premtimit të dhënë. Ju siguroj që ne po punojmë vazhdimisht që shtetet hezituese të BE-së ta ndërrojnë kahjen e mendimit të tyre dhe kjo është çështje kohe. Po ballafaqohemi me kohë të vështira. Mund të ju premtoj se ne jemi në anën tuaj dhe jemi të interesuar ta zgjidhim këtë problem”.

Franz në një konferencë për media ka thënë se Kosova dhe Serbia në mënyrë urgjente duhet ta çojnë përpara dialogun dhe të shikojnë drejt të ardhmes. Ai shtoi se marrëveshjet e nënshkruara deri më tani duhet të zbatohen.

Po ashtu, eurodeputeti tha se gratë duhet të jenë të përfshira në dialog dhe të kenë një rol aktiv në proces.

“Qeveria ta shfrytëzojë mundësinë që ka dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, duke e përfshirë edhe shoqërinë civile”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img