Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Dzhambaski, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta kuptojë këtë gjë.
Përmes një postimi në Twitter, ai potencoi se veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit i ngjajnë atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit.
“Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai./Prishtinapress/