Site icon PrishtinaPress

Eurodeputeti austriak: Serbia po bllokon Kosovën

Eurodeputeti nga Austria Lukas Mandl ka theksuar se “Serbia po e bllokon Kosovën” dhe ka shtuar se shpreson që së shpejti të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Mandl theksoi se ndihma e SHBA është e nevojshme për të zgjidhur konfliktet në Evropë.

“Duhet të jemi të qartë me faktin se në këtë gjendje agresioni në tokën e Evropës, ne nuk jemi në gjendje të ndihmojmë plotësisht veten në Evropë. “Ne kemi ende nevojë për ndihmën e SHBA-së dhe dua të jem i sinqertë për këtë, por megjithatë, Bashkimi Evropian po punon më shumë se kurrë më parë për këtë”, tha Mandl.

Eurodeputeti austriak shton se “Serbia po e bllokon Kosovën, jo e kundërta”.

“Nuk është Kosova ajo që bllokon Serbinë, është gjithmonë Serbia ajo që bllokon Kosovën. Është qartazi një atmosferë urrejtjeje, një ideologji shumë negative ndaj Kosovës nga fqinji verior”, tha Mandl.

Duke folur për konfliktin në Ukrainë, Mandl thekson se Evropa po bën më shumë se kurrë më parë në këtë luftë.

“Një situatë e tillë nuk ka ekzistuar që nga viti 1945. Ka pasur luftëra ballkanike, ka pasur edhe sulme ndaj Kosovës dhe asokohe Evropa nuk ka qenë në gjendje t’i zgjidh problemet në tokën evropiane vetë, është dashur ndihma nga jashtë dhe duhet ta kemi të qartë, ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë e nevojshme thekson Mandl.

Sipas tij, marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Shpresoj se do të ndodhë së shpejti. Marrëveshja është përfundimtare vetëm kur bëhet fjalë për njohje reciproke në të gjitha aspektet dhe kur vendet fqinje kanë marrëdhënie të mira, të cilat do të siguronin një të ardhme në paqe, prosperitet dhe liri për të gjithë”, thekson Mandl./Prishtinapress/

Exit mobile version