E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri ka pritur në takim të premten eurodeputetin austriak Lukas Mandl.
Ky i fundit në një postim në Twitter shkruan se duke e njohur pavarësinë e Kosovës, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni.
Ai më tej shkruan edhe vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
“Faleminderit Ines Demiri për bisedën e shkëlqyer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Duke e njohur Kosovën Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni. Faleminderit! Vendet anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin këtë shembull”, shkruan eurodeputeti austriak, mbështetës i Kosovës.