Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pyetur nga eurodeputetët për çështjen e Asociacionit në marrëveshjen e djeshme, për të cilën më herët Bislimi tha se pala kosovare ishte pajtuar me të.
Bislimi ka shpjeguar se çka nënkupton Asociacioni, sipas propozimit të BE-së.
“Marrëveshjet e tanishme vetëm e listojnë një mekanizëm që mundëson një koordinim midis komunave me shumicë serbe në një format të Asociacionit, i cili do të jetë një institucion joqeveritar”.
Ai tha se me të nuk parashihet autonomi për ndonjë pjesë të vendit.