Site icon PrishtinaPress

Eurodeputetët Bilçik dhe Nemec: Dialogu paqësor e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve në Kosovë

Deputetët e Parlamentit Evropian Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemec gjatë vizitës në Serbi kanë thënë se dialogu paqësor është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet në Kosovë.

Dy eurodeputetët thanë në Beograd se Bashkimi Evropian i ka dërguar porosi Kosovës rreth tensioneve të fundit në veri.

“BE-ja tani është e bashkuar politikisht dhe po i dërgon një mesazh shumë të qartë Prishtinës se lojtarët në rajon do të përballen me pasoja negative nëse dhuna nuk ndalet dhe dialogu të vazhdojë për të gjitha çështjet, përfshirë Asociacionin”, thanë ata për Blicin serb.

Javën e kaluar, Bilçik dhe Nemec realizuan një vizitë dyditore në Beograd, gjatë së cilës u takuan me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

Exit mobile version