Site icon PrishtinaPress

​Eurobasket 2025/ Kosova e shpartallon Zvicrën

Përfaqësuesja e Kosovës nè Basketboll i ka nisur me fitore eliminatoret për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

Djelmoshat e Rami Hadar, mposhtën Zvicrën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me rezultat bindës 76-49, shkruan IndeksOnline.

Dardan Berisha ishte basketbollisti më i dalluar me 20 pikë, ndërsa Domenic Artis kontriboi me 19 pikë dhe Drilon Hajrizi me 14 sosh.

Kosova është në grup edhe me Danimarkën me të cilën do të luaj ndeshjen e radhës me 26 korrik.

Exit mobile version