Euro e ka mbyllur këtë javë në rritje.
Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane po këmbehet për 105.85 lekë duke fituar gati një pikë në raport me një ditë më parë.
Në shitje, euro po këmbehet me 106.45 lekë, ndërsa po blihet me 104.87 lekë. Rritja e euros ka sjellë edhe forcim të valutave të tjera, veçanërisht dollarit dhe paundit.