1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Euractiv: Tragjedia e trenave “hedh në erë” planet elektorale të qeverisë greke

Tragjedia e trenave që u kushtoi jetën të paktën 57 personave, kryesisht të rinj dhe studentë, duket se do t`i japë një goditje të fortë edhe planeve të partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re për zgjedhjet e 9 prillit.

Teksa protesta kanë shpërthyer kudo në qytetet greke me thirrjet për drejtësi, ndërsa policia u kritikua për përdorimin e gazit lotsjellës kundër tubuesve, shkrimet në mediat vendase lënë të kuptohet se aksidenti I rëndë do të ketë një kosto shumë të madhe politike për kryeministrin konservator Kyriakos Mitsotakis dhe datën e planifikuar të zgjedhjeve, që do të përkojë me ceremoninë përkujtimore 40-ditore për viktimat, thotë Euractiv.

Burime nga Athina bëjnë me dije se aktualisht po diskutohen skenarë të ndryshëm, por ende nuk është vendosur asgjë. Qeveria do të duhet t`i mbajë zgjedhjet brenda korrikut dhe raunde të dyta votimesh pritet pas implementimit të ligjit të ri zgjedhor.

Demokracia e Re deri më tani udhëhiqte në të gjitha sondazhet, po kjo ndodhi mendohet se do të ketë një peshë të konsiderueshme elektorale për të, të cilën nuk e largon dot as ndjesa që Mitsotakis kërkoi të dielën në një mesazh në Facebook.

“Kërkoj falje personalisht, por edhe në emër të të gjithë atyre që kanë qeverisur vendin prej vitesh, sepse në të vërtetë, në Greqinë e 2023-ës nuk duhet të ishte e mundur që dy trena të cilët lëviznin  në drejtime të kundërta të gjendeshin në të njëjtën linjë dhe askush të mos e vinte re”, tha ai.

Partia kryesore opozitare Syriza reagoi duke thënë se apologjia e shefit të ekzekutivit erdhi 5 ditë me vonesë, e sipas saj, edhe në këtë moment tragjik, kryeministri u përpoq të hiqte dorë nga përgjegjësitë e tij dhe t`ia faturonte ato qeverive të mëparshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img