EULEX-i ka njoftuar se është duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë së tyre të shtuar në terren.
Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuara të këtij misioni dhe pjesëtarët nga Njësia Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë së tyre janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.
Njoftimi i plotë:
Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren. Pjesëtarët ???????? e Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët ???????? dhe ???????? nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.
Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. /Prishtinapress/