EULEX-i është duke bastisur shtëpinë e Gani Sopit.
Sopi, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë edhe dëshmitar në Dhomat e Specializuara, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shtëpia e Sopit ka katër orë që është duke u bastisur.
Arsyet e kësaj bastisjeje akoma nuk dihen.