-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

EULEX: Përshkallëzimi i fundit në Kosovë është shqetësues dhe i papranueshëm

Misioni EULEX i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka njoftuar sot se përshkallëzimi i fundit i dhunës në veri të Kosovës është shqetësues dhe i papranueshëm.

EULEX-i bëri thirrje për shmangien e dhunës dhe marrjen e masave për de-përshkallëzimin e situatës.

“Situata e sigurisë atje është ende e tensionuar dhe ky është një shkak për shqetësim të madh. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë me maturi, të shmangin dhunën dhe të marrin masa për të de-përshkallëzuar këtë situatë të tensionuar. Paqja duhet të rivendoset urgjentisht në interes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

EULEX-i shton se, në kuadër të mandatit të tij, do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për të mbështetur stabilitetin e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve përmes shtimit të patrullave të zbulimit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img