-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

EULEX-i prezanton raportin e monitorimit të drejtësisë

EULEX-i do të prezantojë sot raportin e tij të katërt publik të monitorimit të drejtësisë.

“Raportet e mëparshme të monitorimit të drejtësisë të viteve 2020-2022 kanë bërë vlerësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe civile të Kosovës dhe kanë dhënë rekomandime konkrete të cilat kanë pasur si qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përputhshmërinë me të drejtat e njeriut”, njofton ky mision, transmeton Klankosova.tv.

Raporti aktual vlerëson zbatimin e atyre rekomandimeve.

Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano dhe përfaqësues tjerë nga ky mision, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, Gazmend Hoxha, drejtor i policisë, Ardian Hajdaraj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img