1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

EULEX e pranon se u përforcua me policë për shkak të Rusisë

Invazioni rus me të cilin po përballet Ukraina, në një far forme mund të ndikojë edhe në Kosovë. Kjo ka bërë që misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ta përforcojë Policinë e Specializuar me 92 pjesëtarë të rinj.

Se situata në lindje të Evropës është arsyeja për zbarkimin e njësisë së re, e konfirmon shefi i këtij misioni, Lars Gunnar Wigemark, në një intervistë për Klan Kosova.

“Koha e zbarkimit asocion në atë çfarë po ndodhë në Ukrainë, dhe nuk do ta mohoj se ky është faktori kryesor, dhe kur flasim në përgjithësi për stabilitetin në rajon, e përmendi edhe përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme Joseph Borell se ka shqetësime për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.”

Wigemark foli me Joseph Borell para se ta sjellë Njësinë e re. Por edhe me policinë e Kosovës, që ia kërkuan një gjë të tillë.

Gjithsesi shefi i EULEX-it, nuk sheh shenjë se këta policë, që thotë se janë elitarë e më specialët që ka Evropa, mund të aktivizohen shpejtë.

“Tani për tani nuk kemi asnjë shenjë për ndonjë rrezik të madh, por kur flasim për situatën e përgjithshme me sigurinë në Kosovë mendoj se është e qetë, momentalisht, por siç e dimë të gjithë kjo mund të ndryshojë shpejt, e pamë vitin e kaluar, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm”, thotë Wigemark.

Kontingjenti 92 anëtarësh, portugez, francez e italianë do të rrinë gati edhe gjatë 3 prillit, për zgjedhjet parlamentare serbe, që ende nuk dihet a mbahen.

“Mendoj se simbolet as nuk duhet të jenë problem, por duhet të lejohet që zgjedhjet të mbahen. Ne e përkrahim procesin teknikisht, por nëse ka nevojë, Njësia jonë e Specializuar mund të jetë ndihmesë.”

92 pjesëtarët  e rinj do të qëndrojnë në Kosovë, përkohësisht me bazë në Prishtinë.

Forcimi i Policisë së EULEX-it nuk ka të bëjë në asnjë formë me Gjykatën Speciale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img