8.8 C
Pristina
Sunday, March 23, 2025

Buy now

spot_img

EULEX dyshoi në vëllezërit e Thaçit, ja çka u pyetën sot gjatë vizitës

Pasi që nuk mundën ta takojnë në varrimin e babait e tyre, vëllezërit e Hashim Thaçit, Ganiu, Nazmiu dhe Blerimi, e gjetën mundësinë ta takojnë dhe ngushëllojnë ish-presidentin në Prishtinë, në selinë e EULEX-it.

Ata qëndruan rreth një orë me të.

Pas vizitës, vëllezërit e Thaçit pranuan se nuk mund të zbulojnë detaje nga biseda me të.

Sipas burimeve të Klanit, ata gjatë vizitës u pyetën nëse ishin organizatorë të mbledhjes së qytetarëve para selisë së EULEX-it. 

Nëse do të vërtetohej kjo, vizita e gruas së Hashim Thaçit, e cila mbërriti rreth orës 10, do të ishte ndaluar, por ajo u lejua të hynte dhe të dilte nga selia me veturë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img