0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

ETIAS nuk është “kushtëzim” vetëm për Kosovën, ajo do të jetë kusht për të gjithë jashtë Schengen-it

Sistemi ETIAS me të cilin “një burim i Radios Evropa e Lirë” tha se Franca e ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën, në fakt do të jetë kushtëzim për të gjithë vendet që s’janë në zonën Schengen.

Përkatësisht më 26 prill të këtij viti kjo u vendos që vendet që gëzojnë udhëtim të lirë pa regjim vizash në zonën e Schengen-in, t’i nënshtrohen një procedure paraprake autorizuese për të hyrë në BE.

Në mesin e këtyre vendeve që do t’i nënshtrohen kësaj procedure autorizuese, janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës e cila edhe ashtu nuk mund të udhëtojë lirshëm në Evropë, pa u pajisur së pari me vizë.

Por duke qenë se tani është në procesin e bisedimeve “për liberalizimin e vizave” sistemi ETIAS, si konsekuencë e liberalizimit, do t’i aplikohet Kosovës.

Kushtëzimi, siç u lajmërua në prill të këtij viti, do t’i aplikohej mes tjerash edhe Shqipërisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, dhe Malit të Zi.

“Ka shumë vende që nuk janë në Bashkimin Evropian (BE), qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Zonën Shengen të BE-së pa pasur nevojë për vizë. Konkretisht, aktualisht janë 63 vende që nuk janë në BE, por janë pa viza”, shkruante “Schengenvisainfo”.

Shtetasit e këtyre vendeve lejohen të shkojnë në vendet e zonës Shengen për qëllime biznesi ose udhëtimi deri në 90 ditë.

Gjatë këtyre 90 ditëve, këta vizitorë nuk lejohen të punojnë apo studiojnë, por mund të merren me aktivitete biznesi dhe turistike.

“Për më tepër, shqetësimet e fundit të sigurisë me terrorizmin dhe krizën e emigrantëve kanë bërë thirrje për një menaxhim më të mirë se kush po hyn në kufijtë e BE-së. BE-ja ka deklaruar vazhdimisht synimin e saj për ta bërë udhëtimin brenda kufijve të saj një përvojë më të sigurt”, thotë njoftimi.

Për të reduktuar procedurat dhe kohën e pritjes, si dhe për të adresuar shqetësimet e sigurisë, Komisioni Evropian (KE) kishte dalur me një “zgjidhje” – ETIAS./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img