2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Eskobar: Nuk ka afate se kur mund të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha për RTS se SHBA-të e mbështesin propozimin franko-gjerman, por se nuk ka afate.

“Nuk jam i vetëdijshëm se propozimi europian kërkon një zgjidhje urgjente brenda pak javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, thotë Escobar.

Ai ka thënë se propozimi franko-gjerman duhet të shqyrtohet, sepse siç thotë ai do të ndihmojë që shumë shpejt të arrihet progres në dialog.

“Unë nuk kam vendosur asnjë afat për këtë dhe ai propozim është ende në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, së pari nuk na takon ne të vendosim afate, por me sa di unë evropianët nuk kanë vendosur afate poashtu”, tha Escobar.

Intervistën e Escobarit për RTS e ka bërë të ditur edhe ambasada amerikane në Beograd.

“Nuk është qëllimi im të shtyj përpara dialogun me afate”, thuhet në fjalët e Escobar në llogarinë e ambasadës në Twitter.

“Nuk është qëllimi im të shtyj përpara dialogun me një klub. Synimi im është të përdor bashkëpunimin, bashkëpunimin dhe inovacionin për të arritur zgjidhje vërtet pozitive në një rajon ku tashmë ka shumë ndryshime pozitive.”/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img