7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Eskluzive: Vrasja ne Bon Vivant, i ndërpritet masa e paraburgimit Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti, ndërsa Andi Pajaziti mbetet në paraburgim

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për krime të rënda më 29 gusht 2023, ia ka ndërprerë masën e paraburgimit dy të pandehurve Hisni Gecaj i dyshuar për veprën penale Pjesëmarrje në rrahje dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim  të paautorizuar të armëve dhe Gëzim Zakuti, i dyshuar për veprën penale Pjesëmarrje në rrahje.

Lajmi është bërë i ditur për “Prishtinapress” nga burime e saj, ku konfirmohet se masa e paraburgimit dy te pandehurve Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti ju është ndërprerë ndërsa Andi Pajaziti mbetet në paraburgim.

PrishtinaPress nga burimet e saj ka siguruar Aktvendimin për lirimin e të pandehurve me të cilin ju është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për krime te rënda PP/I. PP/I.nr.175/23 të datës 29.08.2023.

Sipas Prokurorisë kanë pushuar shkaqet për qëndrimin e te tyre  të mëtutjeshëm në paraburgim, duke propozuar që ndaj të njëjtëve të ndërprehet masa e  paraburgimit dhe menjëherë të lihen në mbrojtje në liri.

Përndryshe në lokalin “Bon Vivant” në kryeqytet më 4 gusht 2023 mbeti i vrarë 39-vjeçari, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img