9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Eskalon” mëtej situata, Konjufca e Bajqinovci koordinohen me Bahtirin për Veriun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, kanë takuar në Mitrovicë ish-krytearin e kësaj komune, Agim Bahtirin.

Për këtë takim ka njoftuar Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, të hënën.

E përmbajtja e kësaj bisede siç ka treguar Bahtiri ëhstë që të koordinohen punët për Veriun në mes tyre.

Ky koordinim sipas Bahtirit është që në mënyrën më të mirë të mundshme të mënjanohet destabilizimi i situatës.

”Diskutuam për çështjen aktuale në Veri të vendit, duke shprehur interesim që t’i koordinojmë punet në mënyrën më të mirë të mundshme, për mënjanimin e destabilizimit të situates, vënien e drejtësisë si pikë e parë në mënyrë që Republika e Kosovës të jetë shembull për menaxhimin e proceseve me rëndesi jetike për vendin dhe rajonin“, ka shkruar Bahtiri.

Në Veriun e Kosovës tash e disa javë ka tensione, për shkak se protestuesit serbë nuk po e pranojnë prezencën e kryetarëve shqiptarë brenda komunave veriore të Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img