-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Eskalon burri në Fushë Kosovë, e gjuan me televizor bashkëshorten që erdhi nga SHBA

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi që bashkëshorti i saj dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës e cila është shtetase e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pak ditë më parë bashkëshorti i saj ka demoluar banesën e saj dhe ia ka dëmtuar dokumentet identifikuese amerikane.

Pos dhunës psikike, i dyshuari ka ushtruar dhunë duke e gjuajtur 32-vjeçaren me televizor, por për fatin e saj të mirë nuk kishte arritur që ta godas. Por keqtrajtimi nga ana e të dyshuarit nuk është ndalur me kaq, pasi që i njëjti dyshohet se e ka privuar viktimën që të ketë qasje në kartelat e saj bankare si dhe pa lejen e saj ia ka marrë në shfrytëzim veturën, po ashtu me targa amerikane.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi që i njëjti ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img