5.8 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Buy now

spot_img

Eskalojnë raportet, Kroacia u rekomandon qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Serbi

Ministria e Jashtme e Kroacisë u ka rekomanduar shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në territorin e Serbisë, nëse nuk e kanë të domosdoshme. 

Ky vendim siç duket kaa ardhur pas një fushate të gjatë të akuzave dhe keqtrajtimeve që raportohet se u janë bërë disa qytetarëve të Kroacisë të cilët kanë udhëtuar në Serbi.

Së fundmi, pesë gra me shtetësi kroate, aktiviste të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një konferencë në Beograd të organizuar nga fondacioni “Erste”, janë arrestuar nga policia e Serbisë në orët e vona të natës në një hotel në Beograd, janë marrë në pyetje, janë dëbuar nga Serbia dhe u është ndaluar hyrja në Serbi me akuza se “paraqesin rrezik për sigurinë e Serbisë”. 

Sipas dëshmive të këtyre grave, policët që i kishin arrestuar ishin me rroba civile dhe i kishin transportuar me automjete civile pa shenja të policisë, çka kishte shkaktuar ankth te to, raporton KOHA. 

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka thënë se e ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian me këto raste dhe i ka dërguar një notë proteste Serbisë. 

Më vonë është kuptuar se të njëjtat masa organet e Serbisë i kanë ndërmarrë edhe ndaj pjesëmarrësve nga gjashtë vende të BE-së, por edhe nga vendet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Shqetësim për këtë ka shprehur të enjten në mbrëmje edhe Bashkimi Evropian.

“Jemi të shqetësuar për arrestimin dhe dëbimin e aktivistëve paqësore të shoqërisë civile nga ana e Serbisë që vijnë nga vendet anëtare të BE-së dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, me pretendimin se paraqesin kërcënim për sigurinë. Shoqëria civile luan rol kyç në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë demokratike. Këto vlera janë në themele jo vetëm të BE-së, por janë edhe kyçe për të ardhmen e Serbisë si vend kandidat dhe për qytetarët e saj”, thuhet në reagimin e BE-së.

Më herët mediat proqeveritare të Serbisë kishin botuar të dhënat personale të disa studentëve nga Kroacia që kishin vizituar Serbinë dhe ishin akuzuar për “spiunë që kanë ardhur të organizojnë protestat e studentëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img