Site icon PrishtinaPress

Eskalim i situatës në veri, MPJ-ja e Gjermanisë e nis Sarrazin për në Kosovë sot

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, dhe e ka nisur emisari e tyre për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së të shtetit gjerman.

Më tej ata kanë treguar se  “Manuel Sarrazin udhëton sot për në Kosovë”.

“Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë”, kanë përfunduar reagimin tyre në Twitter.

Exit mobile version