-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Është zënë me drogë”, për kë e ka fjalën? Mimoza Kusari “shpërthen” ndaj opozitës

Ushtruesja e detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e ftuar nga opozita për të diskutuar lidhur me punët e ministres së MINT-it, Rozeta Hjadari, ka “shpërthyer” ndaj opozitës.

Kusari-Lila, teksa ka kundër-argumentuar në Kuvendin e Kosovës me opozitën, ka thënë se njëri nga ish-sekretarët e MINT-it përgjatë qeverisjes së mëhershme është zënë me drogë.

“A doni me iu rikujtu çka ka ndodhë me një ish-sekretar të një ministrie të asaj kohe? Është zënë me drogë. Apo çka ka ndodhë me punësime familjare të tjera? Partneri juaj i koalicionit sot s’është këtu, se s’e ka kalu pragun”, ka deklaruar ajo.

“Keni qenë partner koalicioni në PAN dhe ajo ministri jo që është keq-menaxhu, por është abuzu skajshmërisht, me krejt çka ka qenë për t’u abazu. Gjallë e vdekun aty brenda, e tash me nxjerrë e me kërku atë që ju mendoni që po bëhet përtej punës së mirë të Qeverisë Kurti dhe ministres Hajdari është për çudi. Kjo është e paimagjinueshme në rrethanat në të cilat keni qenë bashkëqeverisje dhe tash vjen thu asnjëherë më herët s’ka ndodh. Si po keni mundësi të keni të gjitha informatat e tjera, e s’po i keni për periudhën kur keni bashkëqeveris?”, tha ndër të tjera Kusari-Lila.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet për punën e ministres Hajdari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img