Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se bankat komerciale në vend në këtë tremujor raportuan për rritje të kërkesës për kredi nga ekonomitë familjare.
“Gjashtë nga gjithsej dhjetë banka pjesëmarrëse në anketë deklaruan rritje të kërkesës për kredi në përgjithësi, e që pas indeksimit të përgjigjeve rezultoi me indeks pozitiv të lartë prej 0.26 (indeks pozitiv 0.50”, thuhet në raportin e BQK-së.
BQK ka njoftuar se bankat raportuan për rritje dukshëm më të lartë të kërkesës për kreditë konsumuese se sa për kreditë për blerjen e shtëpive me indeks pozitiv prej 0.37 dhe 0.15, respektivisht.
“Nëse krahasojmë rezultatet aktuale të kërkesës për kredi me pritjet e bankave të deklaruara në anketën e kaluar për të njëjtën periudhë, niveli aktual i rritjes së kërkesës është më i lartë, ndikuar nga vlera aktuale e kërkesës për të dy llojet e kredive e cila është më e lartë se sa pritjet e deklaruara nga bankat”, thuhet në raportin “Anketa e Kreditimit Bankar” të BQK-së.
Kjo rritje u ndikua pozitivisht kryesisht nga dy prej faktorëve të listuar në anketë, saktësisht nga nevoja për financim të konsumit dhe në një nivel më të ulët nga përmirësimi i perspektivës në tregun e patundshmërive me indeks pozitiv prej 0.31 dhe 0.15, respektivisht.
“Cilësia e aplikacioneve të pranuara nga ekonomitë familjare për kredi gjatë këtij tremujori u përmirësua në nivel të ulët për të dy llojet e kredive, saktësisht me indeks pozitiv prej 0.13 për aplikacionet për kreditë për blerjen e shtëpive dhe indeks pozitiv prej 0.10 për aplikacionet për kreditë konsumuese”, thuhet në raportin “Anketa e Kreditimit Bankar” të BQK-së.
Sa i përket cilësisë së portfolios kreditore për ekonomitë familjare, sipas BQK-ssipas BQK-së, bankat deklaruan përkeqësim margjinal, duke reflektuar përgjigjet e pesë bankave (një prej tyre me rëndësi sistemike) për rritje të raportit të kredive jo-performuese dhe dy banka (një prej tyre me rëndësi sistemike) të cilat deklaruan rënie të këtij raporti, e që rezultuan në një indeks pozitiv 0.06.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2022, bankat presin rritje të kërkesës për kredi nga ekonomitë familjare, vetëm nga kreditë konsumuese. Pritjet për rritje të kërkesës për kredi në përgjithësi u ndikuan nga përgjigjet e shtatë bankave (tre prej tyre me rëndësi sistemike). Sidoqoftë, një bankë me rëndësi sistemike dhe peshë të madhe në kreditim, deklaroi që pret rënie të kërkesës kreditore, gjë që ndikoi në zvogëlimin e rezultatit të agreguar të kërkesës për kredi në 0.20. Rezultatet e anketës sugjerojnë se bankat presin që nevoja për financimin e shpenzimeve për konsum të ndikojnë deri në një masë kërkesën për kredi gjatë tremujorit të ardhshëm. Bankat deklaruan se nuk presin ndryshime të mëdha në cilësinë e aplikacioneve të pranuara për kredi nga ekonomitë familjare”, thuhet në raportin “Anketa e Kreditimit Bankar” të BQK-së.
Bankat raportuan rritje të qasjes në financim gjatë tremujorit të dytë të vitit “2022. Rezultati i agreguar i përgjigjeve të bankave u ndikua nga përgjigjet e shtatë bankave të cilat deklaruan rritje
të financimit, dhe një banke me rëndësi sitemike e cila deklaroi rënie deri në një masë të qasjes në financim. Në rritje kontribuan pothuajse të gjitha burimet e financimit për sektorin bankar’, ”, thuhet në raportin “Anketa e Kreditimit Bankar” të BQK-së.