3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

ËSHTË PËRURUAR URA E FSHATIT TOPANICË

Të martën, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, mori pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë në komunën e Kamenicës.

Lekaj theksoi se përfundimi dhe hapja e kësaj ure është kryer falë angazhimit të MIT-së dhe bashkëpunimit me komunën e Kamenicës, dhe se në këtë mënyrë janë plotësuar nevojat të cilat e bëjnë këtë vend dinjitoz.

Kjo urë me kosto prej 210 mijë eurosh, është përfunduar në kuadër të projekteve të nivelit qendror dhe si e tillë, luan një rol tejet të rëndësishëm për banorët e këtij fshati, ngase ndërtimi i kësaj ure ka qenë kërkesë e kahmotshme e tyre.

MIT mbetet e angazhuar edhe më tutje që, përvec projekteve qendrore, të ndihmojë edhe në realizimin e projekteve lokale, aty ku me të vërtetë është e nevojshme për qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img