1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Është një lëvizje anti-Kosovë e kosovarëve në Perëndim”, Haliti ngre shqetësimin para Gërvallës

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në Komisionin për Punë të Jashtme ku po raportonte kryediplomatja Donika Gërvalla, ka thënë se në vendet e Perëndimit është duke u zhvilluar një lëvizje kundër Kosovës nga disa qytetarë që po gënjejnë për aryse të statust të azilit politik.

“Ambasadat tona janë shndërruar në ambasada biznesi, me pasaporta dhe letërnjoftime dhe shtyhen se cilat po fiton më shumë. Dhe në shërbimin që iu bëjnë azilantëve që kanë kërkuar stregim politik dhe kanë bërë deklarata kundër Kosovës. A duhet atyre me iu dhënë pasaporta në ambasadat tona dhe a duhet pranuar këta njerëz që kanë gënjyer për terrorin gjoja se po iu bëhet në Kosovë. Janë paraqitur shumë shqiptarë me emra të rrejshëm dhe me kombësi të rrejshme duke thënë se shqiptarët në Kosovë po na bëjnë presion, duke përdorur edhe fenë në këtë rast se gjoja në Kosovë s’ka të drejta të fesë”.

Ai tha se ka shumë raste të tillë dhe këtë e cilësoi si një lëvizje anti-Kosovë e kosovarë në vendet e perëndimit.

Për këtë, ministrja Gërvalla tha se nuk është e informuar, por se do të merret me këtë çështje.

“Pasaportat që lëshohen në ambasadat tona lëshohen në bazë të ligjit për dokumentet e identitetit. Pra, nëse ligji nuk e përfshin përjashtimin e dikujt nga dhënia e këtij dokumente, atëherë ambasadat nuk kanë hapësirë për t’ia ndaluar askujt”.

Ndërkaq, në akuzën se ambasadat po bëjnë biznes, Gërvalla iu përgjigj Halitit.

“Nuk merren me biznes, por me atraktim të bizneseve të vendeve të tjera, për të pasë investime direkte në Kosova dhe për të rritur punësimin”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img