-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Është më lehtë t’ia dredhosh dorën një shoku” – Osmani thotë se Kosova nuk e deshi nenin 7 në Marrëveshjen e Ohrit, por pati presion

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ujdia e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër krijon një momentum të ri për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Kur është pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe presionit të bashkësisë ndërkombëtare për themelimin “urgjent” e këtij mekanizmi, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, tha se pala kosovare s’e ka dashur atë, por presioni e bëri të veten.

“Kosova nuk e ka dashur nenin 7 në Marrëveshje. Kemi punuar me aletatët tanë përgjatë gjithë këtyre viteve. Nuk ka qenë zgjedhje e duhur për ta shtyrë Kosovën në këtë drejtim. Në Amerikë thuhet se është më lehtë t’ia dredhosh dorën një shoku”, argumentoi Osmani.

Në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, ajo theksoi se për herë të parë marrëveshja që për bazë e ka Planin Evropian ka krijuar obligime ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.

Kosova, sipas saj, për herë të parë ka marrë zotime të forta nga aleatët ndërkombëtarë për zhbllokimin e rrugës drejt integrimeve euro-atlantike, veçanërisht në NATO dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Marrëveshja është më pak për raportet bilaterale Kosovë-Serbi, por më shumë për zotimin që morëm nga aleatët se do të ketë shtytje të re të fuqishme që Kosova të bëhet anëtare e merituar dhe e barabartë e komunitetit ndërkombëtar, e sidomos në organizatat ku nuk kemi ulëse”.

“Anëtarësimi në OKB përmbyllë përfundimisht kapitullin e mospajtimeve në Ballkanin Perëndimor dhe përfundimisht do t’i jepte rajonit një mundësi për të ecur përpara, për të siguruar që të mos përjetohet më ajo që kemi përjetuar ne”, shtoi ajo.

Shefja e shtetit, teksa ka folur për situatën në pjesën veriore të Kosovës, nënvizoi se në tentativë për të shkaktuar përshkallëzim, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është përpjekur të imitojë strategjinë që kishte përdorur presidenti rus, Vladimir Putin, kur pushtoi Krimenë në 2014.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img