4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Escobar vjen të hënën në Prishtinë

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, për tu takuar me shefin e Qeverisë, Albin Kurtin.

Vizita e Escobar, sipas Kanal 10, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtin e Begorad për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Lajçak, ka thënë se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje. Ai ka thënë se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”.

Ndryshe, gjatë ditës edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell nga Tirana ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img