Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë bashkë me Emisarin Miroslav Lajçak, në një bisedë me gazetarë kosovarë, ka thënë se raportet që administrata amerikane i ka aktualisht me Kryeministrin Kurti nuk i prekin raportet mes dy vendeve dhe popujve.
“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësi që i kemi me kryeministrin Kurti nuk e afektojnë këtë sentiment” ka thënë Escobar.