I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka pasur një takim të vështirë dhe të gjatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kështu shkruan në Twitter, Ambasada Amerikane në Serbi ndërsa citon atë çfarë ka thënë Escobar.
“Takim i vështirë dhe i gjatë me presidentin Vuçiq. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Ne do të vazhdojmë”, tha Escobar.