Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’i largojë kryetarët e të tërheq policisë dhe pastaj të fillojë “urgjentisht, urgjentisht” punën për Asociacionin.
Këto i tha Escobar në një intervistë për BBC Radio, ku pas tij menjëherë edhe Kurti ishte në intervistë për të komentuar ngjarjet në veri të vendit.
“”Ky eskalim ishte rezultat pjesërisht i pagatishmërisë nga ana e Kosovës për të dëgjuar komunitetin ndërkombëtar(…)Përpjekjet tona për tu koordinuar me Qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte, nuk kishin ndonjë vlerë dhe tashmë janë gati te zbrazura. Ai(Kurti) duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, Duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht, urgjentisht të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Escobar.